Mashtruan publikun në Kanë?! Ermal Mamaqi reagon për herë të parë publikisht - Bota Sot
Mashtruan publikun në Kanë?! Ermal Mamaqi reagon për herë të parë publikisht

Mediale Vip

Mashtruan publikun në Kanë?! Ermal Mamaqi reagon për herë të parë publikisht

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:11
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata

Pak ditë më parë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata parakaluan në Tapetin e Kuq të Festivalit të Filmit në Kanë dhe kjo dalje e dy protagonistëve të filmit “2 gisht mjaltë” u kuptua se ishte për shkak të filmit komedi që po promovohet nga ata. Në media u komentua se Ermali dhe Elvana mashtruan publikun shqiptarë duke u hequr se ishin ne Kanë për filmin e tyre ndërkohë që lidhur me këtë ka reagur vetë aktori në emisionin e kësaj të shtune të “Dua të të bëj të lumtur”.

“Para pak ditësh isha në Festivalin e Kanës për të parë çfarë bëhet andej. Duke qenë se kam dhe një film në duar, ishte rasti më i mirë për të njohur njerëz të kësaj fushe, për të reklamuar dhe për të shitur filmin se për këtë shkohet; është një treg ndërkombëtar ku njerëzit shesin dhe blejnë filma. Mirëpo kur u ktheva pashë që këtu në Shqipërinë time të dashur, vendi ku unë punoj, jetoj, investoj, prodhoj, krijoj, disa gazetarë më kishin kryqëzuar me pretendimin që unë po mashtroj njerëzimin. Shkruanin: ‘Ermali dhe Elvana po shpifin’.

Të nderuar gazetarë, dashamirës dhe zemërbardhë, nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë isha konkurrent në Festivalin e Kanës sepse po të isha do e kishin marrë vesh të gjithë. Isha thjesht për të shitur filmin dhe mora edhe një biletë për të parë një nga filmat që ishin konkurrent.
Në një postim kisha shkruar: Shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës. E para, çfarë të keqe ka të shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës? Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. Ne sapo i dhamë një sinjal universit që një ditë të marrim një çmim në Festivalin e Kanës. Dhe e dyta, meqë unë e kam thënë këtë, mendjet e ndritura gazetareske duhet ta kuptonin që kjo ishte një shaka, se jam komedian dhe komedianët bëjnë shaka, prandaj quhen komedian. Dhe po, atë rrëzimin e bëra vetë.”, u shpreh Mamaqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...