Gena kujton momentin kur i prenë flokët: Ka qenë e dhimbshme - Bota Sot
Gena kujton momentin kur i prenë flokët: Ka qenë e dhimbshme

Mediale Vip

Gena kujton momentin kur i prenë flokët: Ka qenë e dhimbshme

Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:07
Gena

Nëse ka një element që e identifikon këngëtarin Gena në paraqitjen skenike të tij, ato janë flokët.

Pyetja që lind është: A i ka prerë ndonjëherë flokët ai? Teksa ishte në “E Diell”, këngëtari ndër të tjera kujtoi me humor atë moment.

“Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët”, nis rrëfimin e tij Gena.

“Në vitin 92 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi”, tregon ai.

“Dënimi më i madh që mund të më jepnin në atë kohë ishte mbajtja prej dy muajsh në Policinë Ushtarake dhe aty m’i qethën flokët tullë”, shpjegon këngëtari.

Edhe në situata të sikletshme, Gena sërish gjen vend për batuta.

“Më e forta ishte se nuk e shikoja dot veten, sepse s’kishte pasqyrë dhe isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo!? Dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, tregon duke qeshur Gena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...