Klea i postoi këngën e papublikuar, Elgiti ka dy fjalë për ti thënë asaj

Mediale Vip

Klea i postoi këngën e papublikuar, Elgiti ka dy fjalë për ti thënë asaj

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:54
Elgit Doda dhe Klea Huta 

Elgit Doda dhe Klea Huta janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në media që kur lidhja e tyre u zbulua dhe deri më sot.

 Ata duket sikur ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin, si në jetën private edhe në atë profesionale.

Motivojnë dhe inspirohen nga njëri-tjetri, një histori dashurie si ajo që të gjithë do ta dëshironim.

Çifti janë shumë aktive në rrjete sociale ku publikojnë shpesh foto e video të ndryshme, por edhe dedikime romantike.

Së fundmi Elgiti ka publikuar një foto ku shfaqet duke kënduar në studio, ndërsa Klea i lë komentin që na acaron të gjithëve, pikërisht “OK”.

Por nuk mjafton më kaq pasi Elgiti ka një kritikë për të dashurën e saj.

“Mos e posto më këngën në story se nuk është bërë akoma publike”, i ka shkruar Elgiti në këtë postim pasi Klea ka treguar në instastoryn e saj se është fiksuar me këngën e re të Elgitit.

Edhe pse ka vendosur emoji acarimi, sigurisht që ishte gjithçka në kuadër të shakasë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat