E mohuan se janë të lidhur, Butrinti dhe Kiara publikojnë foton e parë bashkë

Mediale Vip

E mohuan se janë të lidhur, Butrinti dhe Kiara publikojnë foton e parë bashkë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:22
Butrinti dhe Kiara

Këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja, Kiara Tito, prej kohësh janë përfolur se janë në një lidhje, edhe pse ata e kanë mohuar një gjë të tillë.

Por një ditë më parë, Kiara dhe Butrinti kanë publikuar në profilet e tyre në “Instagram” nga një foto ku shfaqen së bashku, teksa pozojnë në një fushë golfi.

“Hajt, hajt”, shkruajnë të dy bashkëngjitur me fotot e publikuara, duke lënë të kuptojmë se në fakt bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor të Butrintit, dhe ky mund të jetë titulli.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që këngëtari i njohur përfshin në klip të dashurën e përfolur prej kohësh.

Por ende na mbetët që të presim nëse nëpërmjet këtij projekti të përbashkët, ata do të zbulojnë lidhjen e tyre apo është thjesht shoqëror marrëdhënia që kanë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat