Ellen DeGeneres e pranon se është abuzuar seksualisht në moshën 15-vjeçare

Mediale Vip

Ellen DeGeneres e pranon se është abuzuar seksualisht në moshën 15-vjeçare

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:53
Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres ka treguar se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, në moshën 15-vjeçare.

Ellen DeGeneres ka treguar se njerku i saj pretendonte ta prekte atë tek gjoksi kur ishte 15-vjeçare dhe tha se nëna e saj nuk e besoi këtë histori për vite me radhë, shkruan DailyMail.

Ellen DeGeneres ka rrëfyer për abuzimin seksual nga njerku i saj, kur ishte adoleshente.

Nëna e Ellenit, Betty, e cila ka mposhtuar kancerin në gji, fillimisht nuk i besoi vajzës dhe qëndroi me partnerin për 18 vjet.

Ellen nuk pranoi ta tregonte emrin e njerkut gjatë intervistës. Në vitin 1973, kur Ellen ishte në moshën që tha se është abuzuar seksualisht, nëna e saj ishte martuar me Roy Grussendorf, i cili vdiq në vitin 1997.

“Kur mami ishte jashtë qytetit ai më tha se mami i ka thënë që kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte gjoksin tim. Ai më bindi se duhet të ndjente gjoksin tim dhe u përpoq ta bëjë dhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër”, tha Ellen.

Ajo tregoi se si njerku kishte tentuar t’ia thyente derën dhe se si nuk dëshironte t’i tregonte nënës, për të mos ia shkatërruar lumturinë asaj.

Ellen shtoi se nëna e saj tani i ka kërkuar falje për gjithçka, por fillimisht nuk e besoi atë deri disa vite më vonë.

Moderatorja shtoi “Jam shumë e zemëruar me veten time, e dini, ishta shumë e dobët për ta ndaluar… ishte 15 ose 16 vjeç”.

Ellen shtoi se është shumë e rëndësishme të flasin haptas të gjitha vajzat që janë pre e abuzimeve seksuale, pavarësisht moshës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat