Mozzik ka dy fjalë për aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
Në veri të Mitrovicës sot ka pasur një aksion të policisë kundër krimit të organizuar, meqë rast u arrestuan 23 persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar.
Pas këtij aksioni ka pasur reagime të shumta, ndërsa qytetarët janë shprehur krenar me Policinë e vendit.
Reperi Mozzik përmes një postimi në Instagram, i ka quajtur luanë policët e vendit.
“Krenar me juve Luanet e Kosovës! Zoti i’u dhashtë t’mira!”, ishte mbishkrimi që ai ia ka lënë një fotografie, ku një polic i njësisë speciale shfaqet duke bërë shqiponjën.