Alba rrëfen për problemet me vetëbesimin në të kaluarën

Mediale Vip

Alba rrëfen për problemet me vetëbesimin në të kaluarën

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:11
Jessica Alba

Jessica Alba ka folur hapur për marrëdhëniet e komplikuara që ka me trupin e saj, meshkujt dhe ushqimin.

“Në rininë time, më thanë se duhej të turpërohesha nëse meshkujt do të vinin pas meje”, është shprehur aktorja në një bisedë me aktoren Guinness Paltrow.

“Dhe pastaj ndalova të ha kur u bëra aktore. Doja të dukesha si një njeri që nuk do të tërheqë shumë vëmendje”, ka thënë 38-vjeçarja, transmeton KP.

Ajo ka treguar gjithashtu se për shkak të meshkujve në industrinë e filmit, ndihej si pre e plaçkës.

Alba kishte shokuar shumicën kur në një intervistë për CNN më herët kishte rrëfyer se gjatë karrierës, të cilën e filloi në moshën 13 vjeçare, disa herë ishte përballur me keqtrajtime seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat