Meghan Markle lë Harryn në shtëpi, bën valixhet dhe niset me djalin

Mediale Vip

Meghan Markle lë Harryn në shtëpi, bën valixhet dhe niset me djalin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:33
Meghan Markle dhe Princ Harry me djalin

Meghan Markle po bën gati “valixhet” për tu nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me të birin Archie.

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, dëshiron që të kthehet në Los Angeles, qytetin ku dhe u rrit, duke marrë me vete të birin.

Por pse ish-aktorja amerikane e ka marrë këtë vendim? Arsyeja e këtij vendimi është se Meghan dëshiron që i biri, të njohë origjinën e saj amerikane.

Mësohet se do të jetë një udhëtim privat shumë diskret, dhe kush pret dalje në publik do të mbetet i zhgënjyer.

Nuk dihet ende e saktë dita kur Meghan dhe Archie do të nisen, por duket se dukesha e Sussex po pret që vogëlushi të jetë gati për udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat