Pas skandalit të fotografive nudo, reagon reperja: Nuk i kam miratuar! Ndihem e mashtruar

Mediale Vip

Pas skandalit të fotografive nudo, reagon reperja: Nuk i kam miratuar! Ndihem e mashtruar

Më: 29 maj 2019 Në ora: 00:56
Iggy Azalea

Iggy Azalea ka hequr dorë nga rrjetet sociale Instagram dhe Twitter pasi përjetoi bullizëm online për disa fotografi nudo.

Pas skandalit, reperja shpjegoi se imazhet nuk ishin realizuar për arsye tjetër vecse reklamimit në një revistë të njohur.

“Shumë gra të famshme kanë realizuar fotografi nudo për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike kanë vendosur duart në vendet intime. Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komode që t’i realizoja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin edhe pikë”, shkruajti në një postim në Twitter para se ta mbyllte.

Më pas shtoi se është tepër e zemëruar pasi fotografitë i janë bërë publike pa të drejtë dhe do të marrë masa ligjore për të gjithë personat që fshihen pas kësaj.

“Ndihem e mashtruar, e turpëruar, e dhunuar, e zemëruar dhe e mërzitur e një milion gjëra të tjera. Jo vetëm se nuk kam miratuar që ato të publikohen, mirëpo edhe për mënyrën se si kanë reaguar njerëzit”, përfundoi reperja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat