Aktori i filmit ‘Game of Throne’ përfundon në një qëndër rehabilitimi pas mbylljes së sezonit

Mediale Vip

Aktori i filmit ‘Game of Throne’ përfundon në një qëndër rehabilitimi pas mbylljes së sezonit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:02
‘Game of Throne’

Aktori i njohur i serialit shumë të ndjekur dhe të pëlqyer nga të gjithë ‘Game of Throne’  Kit Harington ka përfunduar në një qëndër rehabilitimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori  britanik 32 vjeçar që ksihte dhe një nga rolet kryesore në këtë serial një muaj më parë është parë teksa futet në një qëndër rehabilitimi në Kënetikët shkruan NewYork Post.

Harrington i cili ka luajtur personazhin Jon Snow në tetë vitet e transmetimit të tij thuhet se episodin e fundit ai e ka pritur i shtruar në  këtë qëndër rehabilitimi.

Një mik i tij ka deklaruar arsyeja pse aktori është shtruar në këtë qëndër rehabiliti është kryesisht prej stresit dhe alkoolit.

‘Kit ka vendosur të tërhiqet për pak kohë si një mundësi për të zgjidhur disa çështje personale’ është shprehur agjenti i tij.

Qendra ku ai është shtruar që kushton 120 000 dollar në muaj ju mëson klientevë të tij  se si të menaxhojnë stresin dhe emocionet negative.

Gjithashtu  një mbështetje të madhë aktori po merr dhe nga gruaja e tij Rose Leslie.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat