Aktorja shqiptare e zbulon për ditëlindje: Këtë verë kemi dasmë

Mediale Vip

Aktorja shqiptare e zbulon për ditëlindje: Këtë verë kemi dasmë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:12
Ana Lika

Ajo është një prej aktoreve të humorit mjaft e dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Ana Likën, e cila këtë të martë ka festuar ditëlindjen.

Ka qenë tezja e saj, këngëtarja Ingrit Gjoni, ajo që ka publikuar pamje nga festa, teksa i kishte bërë dhuratë një palë pizhama.

Në letrën e urimit, Ingriti shkruante, “Ana ime e dashur, të uroj një karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”.

Duke qeshur, Ana i është përgjigjur menjëherë, duke lajmëruar se e ka gjetur dhe se këtë verë do të ketë edhe dasëm.

“Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr… Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thu s’e du, s’e du, vjen. Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua, erdhi”, tha Ana duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat