Me një mesazh të fuqishëm, Elita Rudi promovon gjidhënien

Mediale Vip

Me një mesazh të fuqishëm, Elita Rudi promovon gjidhënien

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:33
Elita Rudi

Elita Rudi ka shkruar një mesazh të fuqishëm për gjidhënien.

Elita Rudi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaqet duke ushqyer me gji djalin.

Moderatorja përmes këtij imazhi, kishte një porosi për të gjithë ata që shkruajnë kundër gjidhënies.

“Nëse gjidhënia ime ju ofendon, mos ngurroni të vendosni një batanije mbi kokën tuaj. Është e drejta e fëmijës tim për tu ushqyer!!”, ka shkruar Elita.

Për ndryshe, Elita Rudi dhe Gjiko muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Zëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat