Bieber ndalohet nga policia, por shpëton nga dënimi

Mediale Vip

Bieber ndalohet nga policia, por shpëton nga dënimi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:02
Justin Bieber

Edhe një fërkim me ligjin amerikan e pati ylli i muzikës pop, Justin Bieber, veçse kësaj here shpëtoi pa dënim.

Organet e rendit kanë deklaruar se një oficer policie e ndaloi këngëtarin 25-vjeçar në veturën e tij 500 mijë dollarëshe – Lamborgini, për mos pasje të targës së përparme dhe për arsyen se ngjyra e dritares së përparme ishte shumë e errët.

Rezultoi se këngëtari e përdori sharmin dhe famën e tij për të vazhduar rrugën e tij pa marrë asnjë tiketë dënimi.

Me sa duket polici e mori këtë vendim pasi Bieber u tregua i sjellshëm, bashkëpunues dhe i respektueshëm – megjithatë u pajtua që duhet t’i rregullonte menjëherë dy problemet e veturës së tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat