A janë pajtuar? Këto foto zbulojnë se mbrëmë Noizy e Oriola kanë qenë bashkë

Mediale Vip

A janë pajtuar? Këto foto zbulojnë se mbrëmë Noizy e Oriola kanë qenë bashkë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:06
Noizy dhe Oriola

Prej disa kohësh po përflitet për një zënkë mes reperit Noizy me modelen, Oriola Marashi, pasi ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.

Në vitin 2017, Oriola u prezantua si pjesëtarja e re e OTR, por planet e saj për muzikë nën këtë logo duket se u harruan. Madje tashmë Marashi i është fokusuar kryesisht karrierës së saj si modele.

Por së fundmi janë publikuar disa fotografi në “Instagram”, të cilat lënë të kuptohet se reperi dhe modelja kanë qenë në të njëjtin vend duke festuar.

Edhe pse nuk kanë publikuar foto bashkë, ka qenë reperi Cash Money, ai që ka postuar foto me Noizy-n dhe Oriolën, duke treguar se janë në të njëjtin vend.

Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj zënke dhe nëse tashmë ata janë pajtuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat