Frontina Gashi rrëmben çmim në ‘Miss Shqiptarja në Botë”

Mediale Vip

Frontina Gashi rrëmben çmim në ‘Miss Shqiptarja në Botë”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:44
Frontina Gashi

‘Miss Shqiptarja në Botë” është eventi më i madh i modës mbarë shqiptare. Kjo ngjarje e madhe e cila ka vite që mbahet, këtë vit si destinacion kishte zgjedhur kryeqytetin e bukur të Shqipërisë, Tiranën. Në këtë event bukurie i cili u mbajt me datën 25 maj në Tiranë, u prezantuan vajza tejet të bukura, ku në mesin e tyre ishte edhe bukuroshja nga Prishtina, Frontina Gashi. Bukuria e saj nuk kaloi në hije por mori vëmendjen e publikut dhe jurisë. Paraqitja e saj u përcoll e duartrokitje të shumta. Në këtë garë të fuqishme, Frontina Gashi fitoi titullin ‘Miss fotogjenia’ dhe ka arritur në finale në top 7 vajzat më të bukura të këtij kompeticioni bukurie. Ne po ju sjellim më poshtë edhe disa imazhe të bukuroshes nga Prishtina. Miss shqiptarja në botë 2019 është organizuar dhe u mbajt në Tirana International Hotel dhe do të transmetohet nga televizioni publik i Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat