Bie avioni, gjen vdekjen këngëtari i njohur

Mediale Vip

Bie avioni, gjen vdekjen këngëtari i njohur

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:40
Gabriel Diniz

Avioni me të cilën udhëtonte u rrëzua, duke bërë që këngëtari i muzikës pop latine,

Gabriel Diniz, 28 vjeç, të gjejë vdekjen menjëherë.

Lajmi u konfirmua nga menaxherët e artistit me anë të një deklarate ku thuhej,

“Me dhimbje të madhe, konfirmojmë vdekjen e Gabriel Diniz dhe ekuipazhit të avionit”.

Bashkë me të në aksidentin e kësaj të marte, gjetën vdekjen edhe dy persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi pak pas koncertit që ai kishte mbajtur në Brazil në Feira de Santana.

Diniz, artist brazilian nuk ishte shumë i njohur në Europë, por kënga e tij “Jenifer”, e cila u publikua në muajin shtator, ka arritur mbi 235 milionë shikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat