Pas ndarjes nga Danny Cipriani, Caroline Flack po shijon lidhjen e re

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Danny Cipriani, Caroline Flack po shijon lidhjen e re

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:56
Caroline Flack

Caroline Flack e ka quajtur trajnerin Bradley Simmonds si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë”, pas ndarjes nga Danny Cipriani.

Modelja 39 vjeçare, në një çështje të re për Cosmopolitan ka treguar se është duke u takuar me të dashurin e ri pas ndarjes nga Danny, 31 vjeç.

“Jam duke u takuar dhe po e shijojë pafund. “Kam vendosur që të ju japë njerëzve një shans, dil takohu dhe kënaqu. Nuk ka asnjëherë përfundim”, ka thënë Flack.

“Ai është gjëja më e mirë, është gjëja më e duhur në jetën time”, shton më tej bukuroshja.

Caroline është në kulmin e lumturisë sa i përket jetës private, teksa flet edhe për ish-të dashurit në të kaluarën. Duke folur për mësimet që ka marrë në dashuri, modelja ka thënë se “mos e vendosni dashurinë tuaj në Instagram”.

Ndër tjerash, modelja angleze flet edhe për planet e saj për martesë, por që nuk dëshiron të martohet njëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat