Fero i komenton Ghetto Geasyt pranë kësaj fotografie, shikojeni se çfarë i ka shkruar

Mediale Vip

Fero i komenton Ghetto Geasyt pranë kësaj fotografie, shikojeni se çfarë i ka shkruar

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:27
Fero dhe Ghetto Geasyt

Fero i ka komentuar Getoar Selimit.

Getoar Selimi, Majk edhe Onat mbrëme e kanë publikuar këngën e tyre më të re, shkruan lajmi.net.

‘Vamos’ titullohet projekti i tyre i përbashkët muzikor i cili u pëlqye nga publiku.

Kjo u vu re nga klikimet e shumta në kanalin zyrtar në Youtube e më pas edhe nga komentet që fansat i kanë lënë pranë fotove në rrjete sociale.

Në një të fundit të publikuar nga Geti ka komentuar edhe Fero. Pranë fotos ku shihen tre anëtarët e BabaStars ka komentuar edhe reperi Fero.

Ai në postimin e Getit i ka vendosur tri shenja të flakës në koment. Kujtojmë se javë më parë lajmi.net ka marrë vesh se po flitet për një bashkëpunim mes Getit dhe Feros.

Për më shumë detaje kemi kontaktuar menaxherët e të dy reperëve dhe asnjëri nuk e ka përjashtuar si mundësi por as nuk kanë dhënë detaje.

Ditë më parë në media ka qarkulluar një foto e Getit së bashku me Feron, imazh i cili ka zbuluar se diçka me të vërtetë po zihet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat