Afrona Dika po bëhet gati për dasmë

Mediale Vip

Afrona Dika po bëhet gati për dasmë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:29
Afrona Dika dhe Blero

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Duket se përgatitjet tashmë kanë filluar edhe pse akoma nuk është dhënë një datë e saktë e ceremonisë. 

Së fundmi, biondina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi gjersa shfaqet e rregulluar dhe tregon se së shpejti do bëhet nuse.

“Nuse së shpejti”, ka shkruar Dika teksa shihet e veshur në të bardha dhe me “make-up”.

Afrona gjithashtu javë më parë zbuloi se në Greqi do të kalojë festën e beqarisë me shoqet e saj, kurse Blero nuk ka bërë ndonjë plan në këtë drejtim. Por, që së bashku kanë planifikuar të vizitojnë shumë vende interesante.

“S’ke jetë” titullohet kënga e fundit e publikuar nga Blero në bashkëpunim me këngëtaren Teuta Selimi.

Theksojmë se Blero është duke punuar në këngë të reja muzikore gjersa Afrona në projekte të modës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nuse to be soon...?? Make Up & Hair: @anderratelie @anderrateliehair

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat