Kylie Jenner do i japë fund beqarisë, zbuloni planet e milioneres

Mediale Vip

Kylie Jenner do i japë fund beqarisë, zbuloni planet e milioneres

Më: 31 maj 2019 Në ora: 07:38
Travis Scott, Kylie Jenner

Kylie Jenner do të bëhet nuse së shpejti. Ndonëse është shumë e rezervuar për jetën private, sipërmarrësja do të martohet me të dashurin e saj, Travis Scott këtë verë.

Një burim pranë saj ka zbuluar disa detaje për Radar. 21-vjecarja u frymëzua nga dasma sekrete e Joe Jonas dhe Sophie Turner, prandaj dëshiron të njëjtën gjë. Mund të mos shohim asgjë vec disa fotografive në Instagram pasi Kylie nuk dëshiron ta regjistrojë për shfaqjen e tyre.

"Kyliet nuk i pëlqen që Stormi erdhi në jetë, kur ajo nuk ishte e martuar me Travis, por gjatë asaj periudhe lidhja e tyre kishte probleme. Për më tepër që as Kylie, as Travis nuk po binin dakord për kontratën paramartesore. Më pas gjërat u vështirësuan kur një vajzë kontaktoi Kylie dhe i tha që Travis e kishte tradhëtuar me të. Fillimisht ishte e vështirë, por Kylie e kuptoi që ajo vajzë gënjente, sepse nuk kishte asnjë provë. Tani Kylie është gati të martohet me Travis", tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat