Vajza dhe reja e Meritës e Nystretit shkëlqyen në darkën e fundit 

Mediale Vip

Vajza dhe reja e Meritës e Nystretit shkëlqyen në darkën e fundit 

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:13
Familja Muçiqi

Egzona dhe Albiona janë ndër emrat që jo rrallë janë pjesë e mediave rozë. Egzona, gruaja e këngëtarit Albatrit Muçiqit dhe Albiona, motra e tij tërheqin vëmendjen e ndjekësve dhe mediave me pamjet e tyre. Ato janë mjaft aktive në rrjete sociale, ku publikojnë imazhe dhe video të shumta nga përditshmëria.

Të enjten mbrëma, dyshja ishin së bashku në një darkë, me ç’rast u dukën shumë bukur. Gruaja e Albatritit, e cila njëherish është edhe reja e Nystret dhe Merita Muçiqit ka ndarë për ndjekësit e saj të shumtë në instagram disa pamje nga darka e së enjtes.

Në mesin e videove, Egzona në njërën prej tyre shihet vetëm me kunatën e saj, Albionën. Me flokë të lëshuara dhe me grim natyral, dyshja duken mjaft bukur në videon që ka hedhur së fundmi Egzona për 106 mijë ndjekësit e saj në instagram. 

Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, të një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia. Ndërsa, prindër për herë të dytë, të binjakëve, Elias dhe Elardit janë bërë në janar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat