Rita Ora publikon “Ritual” në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue

Mediale Vip

Rita Ora publikon “Ritual” në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:46
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare e cila po vazhdon të jetë e angazhuar me turin e saj të koncerteve anembanë botës ka publikuar këngën e re.

Rita Ora ka sjell projektin e ri muzikor “Ritual” në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue, ndërsa është publikuar vetëm në versionin audio.

Pas këtij projekti, bukuroshja jonë poashtu ka paralajmëruar edhe dy këngë të reja në duet me Sean Paul.

Bjondina është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj të koncerteve, “Phoenix”, me qëllim të albumit të dytë të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, shtetet e Mbretërisë së Bashkuar janë destinacioni i fundit i këtij turneu të këngëtares shqiptare, pas sukseseve të shënuara në Australi, Azi dhe Evropë.

Këngëtarja së fundmi është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Wes Nelson, pas shpërndarjes të një fotografie të realizuar prapa skenës në koncertin e Leedsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat