Lamar Odom ende i dashuruar, Khloe Kardashian: Zgjohem duke shpresuar që të kthehemi bashkë

Mediale Vip

Lamar Odom ende i dashuruar, Khloe Kardashian: Zgjohem duke shpresuar që të kthehemi bashkë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:57
Khloe Kardashian, Lamar Odom

Divorci i tij nga Khloe Kardashian u finalizua në dhjetor 2016. Por duket se Lamar Odom ende shpreson të pajtohet një ditë me yllin e Keeping Up With The Kardashians.

Ish lojtari i basketbollit tha ndërsa ishte i ftuar në The Jenny McCarthy Show se ende e konsideron Khloe dashurinë e jetës së tij.

Gjatë intervistës, ai foli për martesën me Khloe vetëm pas një muaj lidhje duke thënë: "Dashuria është e çuditshme. Do t'ju tregoj diçka. Unë e dua familjen time me gjithë zemër. Por e dija se Khloe ishte e duhura pasi askush nuk mund të më thoshte se nuk mund të martohesha me të."

Jenny e pyeti: "A është ajo akoma dashura e jetës tënde?"

Dhe ish basketbollisti iu përgjigj thjesht: "Po".

Më pas moderatorja e pyeti nëse do pajtoheshin sërish dhe 39-vjeçari u përgjigj: "Nuk e di, duhet të pyesni atë. Zgjohem çdo ditë duke shpresuar këtë. Por ndoshta duhet ta pyesni."

Khloe dhe Lamar u martuan më 27 shtator 2009, pasi u takuan vetëm një muaj më parë në një parti.

Por Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2013 që u finalizua në dhjetor 2016.

Khloe ka një vajzë 13 muajshe, True, me ish të dashurin e saj Tristan Thompson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat