Vetëm për një shkak e ka refuzuar rolin në filmin ‘Pesëdhjetë nuanca të së hirtës’

Mediale Vip

Vetëm për një shkak e ka refuzuar rolin në filmin ‘Pesëdhjetë nuanca të së hirtës’

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:27
Emilia Clarke

Aktorja britanike dhe ylli i serialit “Joja e fronit” Emilia Clarke ka zbuluar pse në vitin 2015 ka refuzuar rolin kryesor të femrës në filmin e njohur “Pesëdhjetë nuanca të së hirtës”.

“Herën e fundit kur kam qenë e zhveshur para kamerave (në “Loja e fornit”) ka qenë para shumë vitesh, e edhe më tej kjo është pyetja kryesore të cilën ma bëjnë vetëm pse jam femër. Kjo është shumë irrituese dhe jam ngopur me këtë, e kam bërë atë për shkak të personazhit Deneris të cilin e kam interpretuar, e jo që meshkujt të mund të m’i shohin gjinjtë, pash zoton”, ka thënë Clarke.

Ajo ka shtuar se sikur theksi i aktrimit në film të vëhej te seksi e të zhveshurit vetëm do të shkaktonte debat të përhershëm për skenat në të cilat do të ishte pa rroba, si dhe se kjo është arsyeja pse e ka refuzuar rolin në film.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat