Cardi B irritohet me ndjekësit: E di unë cfarë bëj me gjoksin tim

Mediale Vip

Cardi B irritohet me ndjekësit: E di unë cfarë bëj me gjoksin tim

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:42
Cardi B

Reperja 26 vjeçare do që njerëzit të kuptojnë se ajo bën çfarë të dojë me trupin e saj.

Ajo doli në një live video në Instagram  këtë javë ku u përgjigj për të gjitha reagimet e ashpra që pati, ku quhej “dembele” për shkak se anuloi shfaqjet dhe kreu operacione plastike.

“Njerëzit më thonë ‘ti dembele duhet të punosh’. Unë bëj çfarë të dua me trupin tim. Dita ime nuk është si dita juaj, puna ime si këngëtare është punë 24 orëshe, kështu që unë nuk kam kohë të punoj, unë dua gjëra specifike, dhe nuk ka rëndësi sa punoj. Për gjoksin tim nuk ka rëndësi sa punoj, ai nuk ngrihet vetë, kështu që po, duhet t’i bëj ato ndërhyrje”-tha ajo në videon e saj.

Në fillim të kësaj jave, ylli i këngës “I like it” lajmëroi se do të shtynte shfaqjet sepse duhet të marrë veten nga operacionet. Ajo shpjegoi në live videon e saj se doktori i këshilloi të pushonte pasi nuk e kishte marrë plotësisht veten.

“Ju e dini që unë e urrej të anuloj shfaqjet sepse unë i dua paratë. Unë jam e fiksuar pas parave dhe më duhet të anuloj shfaqje miliona dollarëshe, por shëndeti është shumë i rëndësishëm, kështu që unë nuk kam zgjidhje tjetër”-u shpreh ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat