Celine Dion e ka një depo në të cilën i ruan 10,000 këpucët e saja

Mediale Vip

Celine Dion e ka një depo në të cilën i ruan 10,000 këpucët e saja

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:29
Celine Dion

E kemi provuar çdo mënyrë të mundshme për t’i ruajtur këpucët: nën krevat, prapa derës, madje edhe në dollap të rrobave.

Por, këto truqe nuk kryejnë punë nëse i keni 10,000 palë këpucë.

Nëse kjo ju duket hiperbolizim, atëherë është plotësisht e qartë se nuk jeni këngëtarja Celine Dion.

Në një episod të Carpool Karaoke, James Corden e ka pyetur Dion-in për thashethemet që kanë të bëjnë me fiksimin e saj pas këpucëve, duke e pyetur se a e din numrin e saktë të koleksionit të saj.

Në një intervistë me WWD, Dion e kishte pranuar se i ka 10,000 palë këpucë të cilat nuk mund t’i largojë, shkaku i lidhjes personale që ka me secilën prej tyre.

“Unë nuk mund të dhurojë asgjë sepse çdo copë që e blej më ka sjell këtu ku jam sot. Ato janë pjesë e çdo hapi që e ndërmarr dhe kam një lidhje me to. Mund ta quani çmenduri, por unë mbaj çdo gjë, megjithatë vazhdimisht blej hapësirë më të madhe”, ka rrëfyer Dion për WWD.

Dion gjithashtu ka zbuluar se para se ta rriste hapësirën e depos ku i mban këpucët në Vegas, ajo kishte instaluar një dollap masiv digjital në shtëpinë e saj në Florida. Atje këpucët i ka të organizuara në bazë të ngjyrës dhe mund t’i zgjedh përmes butonave.

Pra, ajo i ka këpucët e organizuara në bazë të ngjyrës, ndërkaq i mjafton ta prek një buton dhe të gjitha këpucët me atë ngjyrë dalin para saj.

Qysh prej ka filluar të banojë në pallatin e Caesar-it, Dion e ka shpërngulur jetën e saj – dhe 10,000 këpëucët e saj – në Vegas, duke e blerë një depo të madhe për ta ruajtur koleksionin e saj.

Ajo e pranon se dashuria për modën e ka ndihmuar të ballafaqohet me humbjen e burrit të saj, Rene Angelil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat