Khalid ëndërron të bashkëpunojë me Dua Lipën

Mediale Vip

Khalid ëndërron të bashkëpunojë me Dua Lipën

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:01
Khalid

Sukseset e yllit shqiptar, Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Ajo përveç se ka një numër të madh të fansave, është tejet e admiruar edhe nga kolegët e saj.

Së fundmi, këngëtari dhe tekstshkruajtësi Khalid është një fans i madh i Dua Lipës që nga viti 2017 kur dëgjoi këngën e saj “New Rules”. Krijuesi i hitit “Eastside” në një nga intervistat e fundit të tij ka thënë se një projekt me Dua Lipën do të ishte bashkëpunimi i ëndrrave.

Dyshja gjithashtu ishin takuar me një event dhe se kishin biseduar për një bashkëpunim në mes tyre.

Image
 
“Ishte bisedë e shpejtë, ajo ishte gjithandej”, ka thënë këngëtari duke vazhduar pastaj ka shtuar, “Ndjej se nëse të dy jemi të lirë ne do të mund t’ia dalim të bashkëpunojmë”.

Kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja Lipa është “Swan Song”, e cila njëherësh është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.

Ky projekt i artistes tonë deri më tani ka grumbulluar mbi 46 milionë shikime në platformën YouTube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Part two from my evening with @youtube at Radio City ? // shot by @pixielevinson

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat