“Po përdor emrin e Kidës për famë”/ Genc Prelvukaj i kthen përgjigjen ironizuese ndjekëses

Mediale Vip

“Po përdor emrin e Kidës për famë”/ Genc Prelvukaj i kthen përgjigjen ironizuese ndjekëses

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:42
Kida/ Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor kohët e fundit. Çdo projekt muzikor i tij është kthyer në hit brenda një kohe shumë të shkurtër.

Reperi sapo ka publikuar sërish një këngë të re të titulluar “Orhidea” në bashkëpunim me këngëtarin Essto.

Mirëpo nëse e dini Orhidea është dhe emri i vërtetë i këngëtares shumë të dashur për të rinjtë Kidës.

Dikush nga fansat e këngëtares ka shkruar në komentet në rrjete sociale se Prelvukaj dëshiron të krijojë famë me emrin e Kidës. “Duke u munduar të bësh pak famë me emrin e Kidës”, ka shkruar një fanse e artistes.

Gencit nuk i ka kaluar pa e vënë re këtë koment, ndaj ai ka vendosur t’i përgjigjet personit në fjalë publikisht. “Fëmijë të dashur, Orhidea është familje e luleve e pastaj emër njeriu”, ka shkruar Prelvukaj në ‘Instastory’ duke qeshur me ironi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat