Zbulohet lidhja e gruas së Princit Harry me këngëtarin e njohur

Mediale Vip

Zbulohet lidhja e gruas së Princit Harry me këngëtarin e njohur

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 06:48
Meghan Markle dhe Matt Cardle

Gruaja e princit britanik doli të jetë përfshirë në një lidhje me të mbërritur në Angli pasi ishte ndarë nga burri i parë.

Meghan ka shkëmbyer mesazhe duke ruajtur raporte sekrete me yllin e muzikës, Matt Cardle.

Meghan, tashmë Dukesha e Sussex-it, sikurse raporton The Sun, doli të ishte në një marrëdhënie me Matt Cardle, por nuk dihet se çfarë niveli prekën ato.

Meghan dhe Matt, yll i muzikës që u bë i famshëm në Angli pasi fitoi X-Factor, krijuan një lidhje mes tyre në 2015, në rrjetin social “Twitter”.

E gjitha erdhi pak pas ndarjes nga burri i saj i parë, Trevor Engelson dhe pak muaj para se të niste romancën me princin Harry.

Meghan u nda nga Trevor në gusht të vitit 2013 dhe ishte në kërkim për një mashkull të ri, gjatë vizitës të saj në Angli.

Një burim i “The Sun” tha se Meghan po takohej me shumë të njohur në kohën kur ishte në Britaninë e Madhe, por u apasionua shumë pas 36 vjeçarit Matt i cili kur ajo nisi ti fliste online nuk po arrinte të besonte që një yll Hollivudi si Meghan po e sajdiste.

Mes tyre pati komunikim online dhe më pas Meghan kërkoi të takohen. Matt, i fejuar me Amber, 28 vjeçe, duket se nuk ka shkuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat