Sellma bëhet imazh i brendit ndërkombëtar “Ameera London”

Mediale Vip

Sellma bëhet imazh i brendit ndërkombëtar “Ameera London”

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:17
Sellma Kasumoviq

Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq, nuk i ka të pakta sukseset jashtë vendit.

Së fundmi, ajo ka arritur të bëhet imazh i brendit ndërkombëtar “Ameera London”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë e ka bërë të ditur vet grimerja kosovare përmes disa fotografive të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Image
 
“Jam e kënaqur që jam imazhi i @ameralondon në Chelsea, Londër; mbi 50,000 njerëz që vizitojnë zonën në një javë…P.S. Prodhimet e ullirit janë të vetmet që e bëjnë lëkurën time të përsosur dhe flokët e mi të shëndetshëm. Faleminderit”,  ka shkruar kasumoviq në Instagram.

“Ameera London” përndryshe është një brend i themeluar në vitin 2016 nga Nabil Abbaze, me prejardhje nga Maroku.

E nisur në mars të vitit 2016 dhe me emrin e vajzës së tij (Ameera do të thotë princeshë në arabisht) dhe vendlindja e saj në Londër, “Ameera London “është një biznes i suksesshëm familjar me rrënjët në Londër dhe krenohet me trashëgiminë marokene.

Ky brend ofron produkte të shumta kozmetike, imazhi i të cilave tashmë është edhe grimerja Sellma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat