‘E dua vajzë’, e bukura Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë

Mediale Vip

‘E dua vajzë’, e bukura Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:03
Klea Huta dhe Elgit Doda

Ne portalet on line u përhap me shpejtësi lajmi se Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër së shpejti.

Mirëpo këtë lajm e ka përgënjeshtruar vet Klea, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’.

‘Duke parë se si bota i menaxhon rrjetet sociale, kam bërë një kërkim dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në Instagram dhe ky është kuptimi i fotos.

Më ka dal nami që tek ti Rudina them ‘Jo’ sot dhe nesër del ‘Po’, por këtë herë realisht është jo’, tha moderatorja.

‘Ma keni ndjell këtë muhabet. E di çfarë u shqetësova veç për faktin që kur të ndodh vërtetë nuk do ketë atë impaktin që duhet të marri realisht.Po them kur të jetë e vërteta do bëjë dhe më shumë bujë’, vazhdoi më tej Klea, ndërsa zbuloi se në të ardhmen dëshiron të ketë vajzë.

‘E para të jetë me shëndet, por dua një vajzë, por edhe djalë se kur të shoh këtë videon në të ardhmen do më thotë ti nuk më deshe mua’, ka thënë ajo duke qeshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat