Butrint Imeri jep lajmin e mirë pranë fotos me Kiata Titon

Mediale Vip

Butrint Imeri jep lajmin e mirë pranë fotos me Kiata Titon

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:36
Butrint Imeri dhe Kiata Titon

Butrint Imeri e ka dhënë lajmin e mirë për fansat.

Para disa ditësh këngëtari Butrint Imeri e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Të gjithë vëmendjen e mori një foto të cilën e publikoi në Instagram pasi në të ishte me Kiara Titon, me të cilën flitej se është në lidhje.

Ai ka treguar se kënga e re do të titullihet “Hajt hajt” mirëpo nuk ka zbuluar datën e publikimit, ndërsa tani me një Instastory ka thënë se projektit të tij më të ri muzikor i kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në publikim.

“Pak ditë”, ka shkruar ai pranë fotos me Kiara Titon.

Se dyshja janë në lidhje ka pasur reagime edhe më parë mirëpo lajmi.net ka kontaktuar me këngëtarin i cili ka thënë se Kiaran e ka vetëm mike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat