Dasma më e përfolur e momentit, zbuloni sa diferencë moshe kanë Gazi dhe Ira

Mediale Vip

Dasma më e përfolur e momentit, zbuloni sa diferencë moshe kanë Gazi dhe Ira

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:14
Gazi dhe Ira

Të shtunën e 1 qershorit, aktori i humorit Gazment Paja i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Ira Seferi.

Një dasmë mes luksit dhe muzikës dhe mes shumë personazheve të njohur.

Por nëse vonë u mësua se bukuroshja bionde është me origjinë nga Dibra dhe rrënjët e Gazit janë nga Mallakastra, ku njëri nga veriu e tjetri nga jugu, mes tyre spikat dhe një detaj.

Bëhet fjalë për moshën e çiftit më të ri bashkëshortor dhe diferencën mes tyre.

Gazi në muajin shtator mbush 41 vjeç, ndërsa nusja e tij është shumë më e re.

Ira është diplomuar vetëm në vitin 2016 dhe rezulton se ajo është vetëm 25 vjeçe.

Pra mes tyre ka 16 vite diferencë, por pavarësisht kësaj për aktorin ajo është e duhura të cilën e ka etiketuar si “e bukura e dheut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat