“E frikshme, na fëlliqe”- Fotoja për Fitër Bajram e Elvana Gjatës revolton fansat

Mediale Vip

“E frikshme, na fëlliqe”- Fotoja për Fitër Bajram e Elvana Gjatës revolton fansat

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:35
Elvana Gjata

Elvana Gjata ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë!

Edhe pse i përket fesë katolike, këngëtarja ka bërë gjestin e përzemërt duke i kujtuar të gjithë fansat e saj myslimanë në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruan ajo në postimin në Instagram.

Por fotoja e përzgjedhur ka ngjallur debate pasi në të shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.

Disa prej fansave shprehen të irrituar se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.

“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!

“Foto e frikshme, më kap panik”.

“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat