Eranda Libohova bën urimin prekës për Fiter Bajramin: Më mungon më shumë se kurrë

Mediale Vip

Eranda Libohova bën urimin prekës për Fiter Bajramin: Më mungon më shumë se kurrë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:18
Eranda Libohova

Me rastin e Fite Bajramit, shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptarë kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Eranda Libohova, e cila ka bërë një urim mjaft prekës.

Eranda ka publikuar në profilin e rrjetit social “Instagram” një fotografi ku shfaqet krah nënës së saj, e cila nuk jeton më. Ajo shprehet se i mungon shumë dhe kujton momentet e bukura që ka kaluar me të.

Image

“Kjo ishte dhe mbetet dashuria ime më e madhe, mami! Gëzuar Bajramin. T’ju gjejë rrethuar me dashurinë e të afërmve tuaj. Ka disa dhimbje që nuk kalojnë kurrë. Në ditë të tilla si sot ishim mësuar të ishim bashkë. Më mungon më shumë se kurrë këtë herë. Kujtoj që këndonim ndonjë herë, bënim humor bashkë, e qeshura jote edhe sot më jep energji pozitive jo vetëm për të përballuar jetën, po për t’i bërë gjërat me durim, përkushtim, e për t’u dhënë dashuri njerëzve! Gëzuar”, shkruan Eranda bashkëngjitur me foton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat