Rihanna këngëtarja femër më e pasur në botë

Mediale Vip

Rihanna këngëtarja femër më e pasur në botë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 20:19
Rihanna

Rihanna edhe një herë e ka vulosur dominimin e saj në muzikë.

Këngëtarja nga Barbadosi është emëruar si këngëtarja femër më e pasur në botë sipas Forbes.

31 vjeçarja ka një pasuri në vlerë prej 600 milionë dollarë, duke lënë pas vetës superyjet si Madonna me 570 milionë, Celin Dion me 450 milionë, dhe Beyonce me 400 milionë dollar.

Por, kjo pasuri e Rihannës nuk ka ardhur vetëm nga muzika ajo poashtu ka një linjë të suksesshme produktesh të bukurisë ‘Fenty Beauty’ dhe partneritet me markën e njohur franceze LVMH.

Linja e saj e produkteve të bukurisë u lansua në vitin 2017 dhe arriti një fitim prej 100 milionë shitje vetëm në javët e para të lansimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat