Gashi shpërthen në lot, thotë që s’po i vlerësohet muzika

Mediale Vip

Gashi shpërthen në lot, thotë që s’po i vlerësohet muzika

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:55
Gashi

Reperi i njohur si Gashi ndonëse ka arritur të jetë një nga shqiptarët më të famshëm në botë, duke sjellë bashkëpunime me emra të njohur, e duke realizuar një album, këngët e të cilit u pëlqyen tej mase, ai siç duket s’është i kënaqur me gjithë këtë.

Artisti ka postuar në llogarinë e tij Instagram një video teksa shihet duke fshirë lotët, duke thënë se është i zhgënjyer dhe që muzika e tij nuk po merr vëmendje.

“Unë po qaj sepse unë nuk kam marrë vëmendje për muzikën time…’My Year’ duhej të arrinte më shumë se që ka arritur…shpresoj që kur të vdes ta dëgjoni këtë në çdo vit të ri”, ka shkruar ai përbri videos.

Ndryshe, Gashi sot ka paralajmëruar edhe projektin e tij më të ri muzokor që pritet ta lansojë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat