Tërhiqet padia për përdhunim seksual e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos

Mediale Vip

Tërhiqet padia për përdhunim seksual e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:20
Cristiano Ronaldo

Padia për përdhunim kundër yllit të Juventusitn Cristiano Ronaldo në ShBA që bëri tituj vitin e kaluar dhe i dërgoi aksionet e klubit poshtë me 15 për qind, është tërhequr mbrapsht.

Një njoftim për shkarkimin vullnetar u paraqit muajin e kaluar në gjykatën shtetërore të Nevadas në Las Vegas. Gjykata nuk ka bërë të ditur nëse akuzuesja kishte arritur një marrëveshje me futbollistin portugez.

New York Times raportoi në mars se Juventusi, kampionët e ligës italiane, nuk do të marrin pjesë në Kupën Ndërkombëtare të Kampioneve në ShBA këtë verë për të shmangur rrezikun që Ronaldo mund të ndalet nga autoritetet si pjesë e një hetimi për përdhunim.

Ronaldo mohoi publikisht akuzat dhe asnjëherë nuk dha një përgjigje ndaj padisë.

Katheryn Mayorga paraqiti një ankesë më 27 shtator, duke pretenduar se ajo ishte sulmuar seksualisht nga Ronaldo në vitin 2009 në suitën e tij nën çati në një hotel në Las Vegas. Mayorga tha në padi se ndërsa ajo ra dakord për një zgjidhje me Ronaldon pas sulmit të supozuar, ajo ishte duke përjetuar traumë të rëndë emocionale në atë kohë dhe nuk ishte kompetente për të marrë pjesë në ndërmjetësim.

Leslie Stovall, avokat për Mayorgan dhe Peter Christiansen, avokati i Ronaldos, nuk iu përgjigjën kërkesave për t’u prononcuar rreth tërheqjes së padisë.

Pas padisë vitin e kaluar, policia e Las Vegasit rihapi një hetim të akuzave për përdhunim. New York Times raportoi në janar se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin kërkuar një mostër të ADN-së së futbollistit nga autoritetet italiane.

Zyrtarët e policisë në Las Vegas nuk iu përgjigjën kërkesës për t’u prononcuar rreth statusit të hetimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat