Edon Zhegrova i reagon Qeqës për ofendimin që ia bëri në transmetim direkt: E ulët që një femër të shprehet ashtu

Mediale Vip

Edon Zhegrova i reagon Qeqës për ofendimin që ia bëri në transmetim direkt: E ulët që një femër të shprehet ashtu

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:23
Edon Zhegrova dhe Qeqa Krelani

Javë më parë, komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit, Qeqa Krelani, bëri bujë në media teksa pranoi një nga gafat që kishte bërë në komentimin e një ndeshje në transmetim direkt.

Qeqa në “Xing me Emralin” tregoi se e kishte quajtur “idiot” futbollistin e njohur shqiptar Edon Zhegrova, pa e ditur se mikrofoni i saj ishte ndezur.

Ajo tregoi se një situatë e tillë e kishte sikletosur paksa, teksa për Edonin u shpreh se nuk ka një simpati të veçantë si lojtar, sepse i duket “I dashuruar në vetëvete” si person.

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam në qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çun. Kishte dy shanse brenda një Shansi, të pasonte ose ta bënte vet golin. Teksa po komentoja , mendova se e ndala mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim”, kishte thënë Qëndresa Krelani, e njohur si Qeqa.

E kundrejt këtyre deklaratave, ka reaguar vet Zhegrova teksa ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”.

I pyetur se çfarë komenti ka rreth kësaj deklarate që moderatorja e sportit ka bërë, ai u shpreh: “Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat