Young Zerka dhe Anila Mimani publikojnë këngën e re “Nesër”

Mediale Vip

Young Zerka dhe Anila Mimani publikojnë këngën e re “Nesër”

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:54
Young Zerka dhe Anila Mimani

Artisti shqiptar, Young Zerka, ka prezantuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Anila Mimani.

Këtë projekt ai e ka shoqëruar edhe me videoklip, me një koreografi mjaft të veçantë.

Melodinë dhe tekstin e këngës e ka bërë vetë këngëtari, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur BigDeal Records.

Edhe këtë herë anën vizuale të këtij projekti ia ka besuar produksionit Talelli.

Young Zerka e ka rikthyer pas një kohe të gjatë Anila Mimanin në skenë, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur me këngën “E ta dish sa shumë të dua”.

Ndërkohë, artisti po vazhdon të jetë aktiv me projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat