Jennifer Aniston tregon kush e telefonoi e para pas uljes emergjente të avionit

Mediale Vip

Jennifer Aniston tregon kush e telefonoi e para pas uljes emergjente të avionit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:55
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka folur për uljen emergjente të avionit të saj privat, gjatë udhëtimit të saj të ditlëindjen në Cabo San Lucas.

Aktorja 50 vjeçare u paraqit në emisionin e Ellen DeGeneres, ku foli për këtë rast.

Avioni thuhet se humbi një rrotë gjatë ngritjes dhe për shkak të kësaj, u ul në tokë në Kaliforni për shkak të sigurisë.

Pas lajmit mbi uljen emergjente, Jen zbuloi se Ellen ishte personi i parë që i ka shkruar asaj për t’u siguruar që ajo ishte në rregull.

“Dhe kur e pashë këtë, thashë ‘Ellen’ Paskam dikë që më do”, tha aktorja me shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat