La të dashurën me telefonatë 25 sekondëshe, reagon këngëtari: Nuk ndihesha mirë

Mediale Vip

La të dashurën me telefonatë 25 sekondëshe, reagon këngëtari: Nuk ndihesha mirë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:55
Taylor Swift dhe Joe Jonas

Kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur Taylor Swift dhe Joe Jonas u ndanë me një telefonatë.

Ndonëse jemi në vitin 2019, çdo njeri do të pëlqente që të merrte një falje nga ish-partneri/partnerja. Pasi Taylor shprehu pendimin e saj për detajet e ndarjes që i tha publikisht në një emision televiziv, reagoi Joe Jonas.

Pas shumë vitesh nga ajo ngjarje, këngëtari tha për "Lorraine show": "Tani ndihem mirë. Është diçka për të cilën nuk ndihesha mirë kur isha i ri, por në fund të ditës, vazhdova përpara. Jam i sigurtë që Taylor ka vazhduar përpara."

Atë periudhë, këngëtarja tregoi detajet për emisionin Ellen duke thënë: "Nuk do ta kujtoj perosnin që u nda me mua nëpërmjet një telefonate 25 sekondëshe kur isha 18 vjeçe."

Tashmë Taylor dhe Joe kanë harruar gjithcka. Ky i fundit po shijon martesën me yllin e Game of Thrones, Sophia Turner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat