Reperi Jay Z, i pari miliarder në botë

Mediale Vip

Reperi Jay Z, i pari miliarder në botë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:36
Jay Z

Jay Z është reperi i parë miliarder i botës! Kjo, sipas revistës “Forbes”, që e ka vlerësuar pasurinë totale të tij në një miliard dollarë, pasi përfshiu edhe disa sipërmarrje të reja të tij, si dhe pronat e paluajtshme dhe koleksionin e tij të artit.

Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, është një prej disa artistëve miliarderë dhe i pari artist “hip hop”-i që arrin një pasuri të tillë.

Disa mes pasurive të tij më të mëdha janë pronësia në shumën e 310 milionë dollarëve të shampanjës “Armand de Brignac”, 100 milionë dollarë aksione në konjakun “D’Usse”, shërbimi i tij “streaming” “Tidal” me vlerë 100 milionë dollarë, si dhe katalogu i tij muzikor me vlerë rreth 75 milionë dollarë, falë negociatave të kujdesshme të të drejtave të tij të autorit.

“Në pjesën më të madhe të rasteve, reperat përfundojnë trokë”, tha ai në një intervistë të vitit 2005, kur pasuria e tij vlerësohej se ishte 350 milionë dollarë. “Është koha që dikush të kalojë në një nivel tjetër, të bëhet një ekzekutiv dhe të hapë dyert për kulturën”.

Kohët e fundit, reperi është përfshirë edhe në sipërmarrje filantropike. Ai ofron asistencë ligjore për rastet në të cilat përfshihen njerëz me ngjyrë, të keqtrajtuar nga sistemi penal i drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat