Kënga e Dhurata Dorës kapi mbi 100 milionë klikime, Enca ka diçka për t’i thënë: Se di pse…

Mediale Vip

Kënga e Dhurata Dorës kapi mbi 100 milionë klikime, Enca ka diçka për t’i thënë: Se di pse…

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:03
Dhurata Dora dhe Enca Haxhia

Kënga e Dhurata Dorës në bashkëpunim me reperin e famshëm, Soolking”, është kthyer në hit dhe deri tani ka arritur më shumë se 100 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Por mesa duket këngëtarja e njohur, Enca, nuk qenka aspak dakord me mesazhin që Dhurata jep përmes kësaj kënge. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Një kafe me Labin”, ku moderatori e pyeti rreth këngës “Zemër”.

“Dhurata e ka, ti je fajtor se zemrën ma ke thy. A ta ka thy ndokush zemrën?”, e pyet Labinoti.

“Dhurata, se di moj Dhuratë pse po i këndon atij që ta ka thy zemrën akoma. Gocë, mblidhemi e u këndojmë atyre që ua kemi thy zemrën”, shprehet Enca.

Kjo e fundit gjithashtu ka folur edhe për projektet e saj të reja muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat