Lindsay Lohan po rikthehet në muzikë

Mediale Vip

Lindsay Lohan po rikthehet në muzikë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:56
Lindsay Lohan

Këngëtarja amerikane, Linday Lohan është duke punuar në projektin e ri muzikor. Ajo pritet të rikthehet pas një kohe të gjatë dhe me këto postimet e fundit lë të kuptohet se së shpejti do kemi të reja nga ana e saj.

Të premten ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa shihet në studio duke punuar për këngën e re.

Ndërsa të shtunën ajo ka publikuar një video tjetër duke kënduar dhe që të dielën përfundimisht e konfirmoi muzikën e saj të re. “Duke punuar shumë”, ka shkruar ajo.

Ylli i MTV-së deri më tani ka lansuar dy albume “Speak” në vitin 2004 dhe “A little more personal” në vitin 2005.

Tash e një kohë, Lindsay është një studiuese e Kuranit dhe të gjitha praktikave islamike, teksa shprehet se islami i duket një fe shumë shpirtërore.

Pavarësisht kësaj, ajo në rrjetet sociale nuk po ndalet së publikuari imazhe provokuese, madje shfaqet edhe tërësisht lakuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat