Bes Kallaku vjen me projektin e ri, kjo nuk pritej

Mediale Vip

Bes Kallaku vjen me projektin e ri, kjo nuk pritej

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:11
Bes Kallaku

Këtë vit aktori i njohur i humorit Bes Kallaku së bashku me Erion Isain dhe Olsi Bylykun sollën rubrikën “B.E Coffee” në spektaklin  ‘E diela shqiptare’. Emisioni u prit mirë nga publiku, mirëpo po afron drejt fundit dhe Besi së bashku me kolegët e tij do të sjellin një projekt të ri.

Burime për ‘News31’ kanë zbuluar se Bes Kallaku do të sjell së shpejti një film që do të prodhohet nga kompania e tij ‘Loku Film’. Filmi do të jetë komedi dhe thuhet se do të xhirohet gjatë verës.

Po ashtu Olsi Bylyku ka publikuar së fundmi dhe një foto ku shihet me Besin dhe Suadën teksa mbrapa tyre shihet logoja e kompanisë, duke treguar kështu që  aktorët e kanë nisur punën që tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat