“Doja të hiqja dorë”, Jonida rrëfen vështirësitë që pati në “Eurovision”

Mediale Vip

“Doja të hiqja dorë”, Jonida rrëfen vështirësitë që pati në “Eurovision”

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:19
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi këtë vit ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Jonida Maliqi këtë vit garoi në “Eurovision” me këngën “Ktheju tokës”, e cila u prit shumë mirë në publik.

E ftuar në “Trokit”, këngëtarja ka rrëfyer vështirësitë që kishte në “Eurovision”, madje habiti kur tha se në një intervistë edhe kishte qarë.

Jonida tha se ka pasur momente kur ka menduar të heqë dorë, pasi nuk shkonte gjithçka ashtu si duhej.

“Kam patur momente që mendoja ose realizohet siç duhet ose do të heq dorë. Edhe kam qarë në një moment, në një intervistë që dhashë për Eurovisionin, por nxora një pretekst qës’isha fort në terezi dhe më kishte marrë malli për Shqipërinë”, tha këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat