Vajza që po e akuzon Neymarin për përdhunim sqaron gjithçka në intervistën e saj

Mediale Vip

Vajza që po e akuzon Neymarin për përdhunim sqaron gjithçka në intervistën e saj

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:26
Neymar JR, Najila Trindade

Ylli i Brazilit, Neymar JR, po akuzohet së fundmi nga një vajzë e cila po insiston se është dhunuar nga futbollisti, në një hotel të Parisit.

Najila Trindade, në një intervistë të dhënë për një medium brazilian, ka shpjeguar se si ndodhi gjithçka.

Për ‘SBT Brasil’, Tindade shpjegoi edhe detaje, duke thënë se ngjarja ndodhi më 15 maj, dhe ishte një sulm që përfundoi me dhunim.

Ajo ka thënë se Neymar ia pagoi fluturimin për në Paris si dhe akomodimin në hotel, duke shtuar se qëllimi i saj i vetëm ishte të kryente marrëdhënie seksuale me ish yllin e Barcelonës.

Tutje, Trindade gjithçka u përkeqësua kur ajo i kërkoi Neymarit të përdorte prezervativ.

Sot ka qarkulluar edhe një video tjetër në rrjetet sociale, ku shihet vajza duke e goditur Neymarin.

“Do të të godas. A e di pse? Sepse ti më rrahe dje” dëgjohet tek i thotë Trindade yllit brazilian.

Të gjitha akuzat për Neymar janë konfirmuar nga policia e Sao Paolo, e cila së fundmi ka qenë edhe në kampin stërvitor të Brazilit.

Neymar së fundmi ka pësuar një dëmtim që do t’ia pamundësoj pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës, dhe ndoshta do t’ia lë gjithë vëmendjen e lojtarit këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat