Rregullohen raportet mes Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Mediale Vip

Rregullohen raportet mes Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:53
Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Duket se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë lënë pas skandalin.

Katër muaj më parë ndodhi skandali i Jordyn Woods me Tristan Thompson, i cili bëri që të prishet miqësia 10 vjeçare e saj me Kylie Jenner, shkruan Cosmopolitan.

Për fat të mirë, Jordyn dhe Kylie duket se kanë lënë çdo gjë pas dhe janë sërish shoqe.

Sipas “Us Weekly” dhe “E!”, raporti i tyre është duke u përmirësuar, por nuk pritet që gjërat të kthehen siç kanë qenë më parë.

Burimet thonë se Kylie dhe Jordyn flasin sërish me njëra-tjetrën, por nuk do të jenë aq të afërta si dikur.

“Kylie e di se ndarja nga Jordyn do të ndihmojë familjen e saj dhe Kyliet”, shton burimi i “US Weekly”.

Ato nuk kanë postuar fotografi bashkë që prej kur ndodhi skandali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat