Butrintit nuk po i pritet deri nesër

Mediale Vip

Butrintit nuk po i pritet deri nesër

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:46
Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Butrint Imeri mezi po pret që nesër ta publikojë këngën e tij më të re “Hajt Hajt”.

Kështu të paktën është shprehur vet këngëtari me anë të një postimi në Instagram, ku mes tjerash shkroi: “Nesër n’ora 14:00 publikohet kanga jem ma e re “Hajt Hajt”, projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga kangët tjera që i kam sjellë”.

“Shpresoj që kena me e kalu një super verë, me shumë diell dhe me hitet shqiptare”.

Në këtë klip është prezente edhe prezantuesja nga Shqipëria Kiara Tito, për të cilën tash e një kohë mediat rozë kanë shkruar se është në lidhje me këngëtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat